Atmosfera në Shkodër | Foto: KALLXO.com

Atmosfera në Shkodër Nëpër Fotografi

Në prag të ndeshjes Kosovë-Islandë, “Dardanët” kanë nisur festën.

Në fotografitë e KALLXO.com nga Shkodra shihet se si tifozët kosovarë me tupana e simbole të shtetit më të ri në Europë përkrahin ekipin e tyre.

KALLXO.com shkroi gjatë ditës se kolona makinash janë krijuar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në Vërmicë për shkak të tifozëve që po shkonin drejt Shkodrës,

Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës tha për KALLXO.com se për dy orë në Vërmicë kaluan kufirin më shumë se 3 mijë kosovarë,

“Prej orës 16:00 deri në ora 18:00, në PKK Vërmicë, kanë dalë nga Republika e Kosovës 3271 qytetarë, me 723 vetura dhe 10 autobusë”, tha Krasniqi.

Kosova ndeshet sot me Islandën në kualifikimet për Botërorin “Rusi 2018”.

http://kallxo.com/radhe-te-gjata-te-pritjes-ne-kufirin-kosove-shqiperi/

Trajnerë të njohur kosovarë thanë sot se presin rezultat pozitiv nga ky takim.

http://kallxo.com/trajneret-kosovare-presin-rezultat-pozitiv-nga-shkodra/

Fotografitë nga atmosfera në Shkodër mund t’i shihni në vazhdim.