ATK sekuestron dokumentacion dhe fakte tjera për shmangie nga tatimi

Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion nën dyshimin për shmangie nga tatimi.

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës ka zhvilluar aksion në tri lokacione në Ferizaj, një lokacion në Kamenicë, një lokacion në Prishtinë dhe një lokacion në Graçanicë.

ATK ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar fakte dhe dokumente që ndërlidhen me transaksione të dyshuara.

“Faktet dhe dokumentet e sekuestruara janë pesë shtëpiza kompjuteri, dy laptopë, një hard disk,  një flash disk, libra të blerjes, libra të shitjes dhe fatura të ndryshme dhe prova të tjera që janë relevante”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Pas përfundimit të kontrollit ATK ka njoftuar se në Zyrat e Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë shoqëruar katër persona të cilëve u është marrë deklarata në lidhje me veprimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.

Edhe dje KALLXO.com shkroi për këtë aksion.

Emisioni Jeta në Kosovë në vitin 2016 shfaqi në tri vazhdime hulumtimin për shmangien nga tatimi nëpërmjet kompanive fiktive.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

http://kallxo.com/sonte-ne-jeta-ne-kosove-vjedhja-e-organizuar-tatimore-2/