ATK Nis Lojë Shpërblyese me Kuponë Tatimorë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët për t’u bërë pjesë e kampanjës së re për rimbursimin e kuponëve fiskalë.

Sipas ATK-së që të bëhesh pjesë e kampanjës duhet të keni minimum 60 kuponë fiskalë, me vlerë mbi 250 euro. Fituesit potencialë do të rimbursohen me dhjetë për qind të vlerës së deklaruar, shembull nëse ju keni dorëzuar kuponë me vlerë 500 euro, do të fitoni 50 euro.

Ju mund të dorëzoni kuponë me vlerë edhe më shumë se 1000 euro, mirëpo shuma maksimale që do të fitoni është 100 euro.

Afati për aplikim është deri me 31 korrik 2017.

 

17 Korrik 2017 - 16:50

Kreshnik Gashi 17/07/2017 - 16:50
NDËRVEPRIMI119

ATK Nis Lojë Shpërblyese me Kuponë Tatimorë

by Kreshnik Gashi
NA NDIQNI

Send this to a friend