ATK Kontrollon Bizneset nëse Lëshojnë Kuponë Fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit janar ka realizuar 2,674 kontrolle nëpër biznese.

Sipas një komunikate të ATK-së kontrollet janë bërë për mospajisje me arka fiskale dhe moslëshim të kuponëve fiskalë, mosdokumentim dhe dokumentim fiktiv, mall pa prejardhje-origjinë, fryrje të shpenzimeve, mbajtje e stoqeve dhe saktësia e tyre dhe identifikim e regjistrim të punëtoreve të cilët punojnë pa kontrata te bizneset.

Sipas njoftimit të ATK-së pas këtyre vizitave janë lëshuar 269 gjoba mandatore në vlerë prej 88,430 eurove.

“Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë lëshuar 269 gjoba mandatore në vlerë prej 88,430 eurove, vlera e gjobave për  mungese të stokut është 358,082 euro, vlera e qarkullimit shtesë është mbi 5.1 milionë, ndërsa 908,870 euro tatim  shtesë, ulje të kreditimit 135,342 euro, si dhe 792,731 euro  zvogëlim të humbjes”, thuhet në komunikatë.

Sipas ATK -së nga 65 kontrolle tatimore të realizuara ka mbi 1.8 milion euro tatim shtesë, ndërsa shuma e kreditimit të zbritur është në vlerën prej 308,474 euro dhe humbje të zbritur në vlerë prej mbi 1.2 milion eurove.

Më 9 shkurt ATK-ja u kërkoi qytetarëve që ta paguajnë tatimin në të ardhura, ngase në të kundërtën do të ndëshkohen.

http://kallxo.com/atk-paguani-tatimin-ne-te-ardhura-ose-ndeshkoheni/

 

 

Administrata Tatimore gjithashtu ka paralajmëruar publikimin e e emrave të borxhlinjve.

http://kallxo.com/atk-ja-te-publikoje-emrat-e-borxhlinjve/