ATK Feston Sukseset, Asnjë Fjalë për Vjedhjen e Organizuar

Në një ceremoni të organizuar me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, zyrtarë të lartë shtetërorë i kanë thurur lavde sukseseve të saj në forcimin e stabilitetit financiar, eliminimin e evazionit fiskal, krijimin e kushteve të barabarta në treg, etj., por asnjë fjalë nuk u tha rreth skandalit të vjedhjes së organizuar tatimore të zbuluar nga emisioni “Jeta në Kosovë“.

Kryeministri Isa Mustafa tha me këtë rast se ATK ka përmbushur një rol tepër të rëndësishëm të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat nuk lidhen vetëm me forcimin e stabilitetit financiar dhe buxhetor, por para së gjithash edhe për krijimin e kushteve të tregut të barabartë për të gjitha bizneset, “duke eliminuar evazionin fiskal dhe duke siguruar kushte të barabarta në treg”.

Mirëpo, emisioni “Jeta në Kosovë“ ka zbuluar se qindra kompani që iu kanë shmangur tatimeve janë falur nga ATK-ja.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

Emisioni transmetoi hulumtimin disamujor rreth një skandali multi-milionësh në Administratën Tatimore të Kosovës.

http://kallxo.com/atk-suspendon-zyrtaret-e-dyshuar-per-korrupsion/

Në këtë hulumtim, hetuesi i ATK-së, Murat Mehmeti, flet me emra për firmat fantome të përfshira në këtë skandal dhe personat që, sipas tij, e penguan hetimin e këtij skandali brenda ATK-së.

http://kallxo.com/murat-mehmeti-atk-ja-eshte-det-mundesi-per-manipulime/

Ndërsa, në ceremoninë e përvjetorit të themelimit të ATK-së, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu tha se Administrata Tatimore e Kosovës po rritet me shtetin, po forcohet me shtetin dhe kontributi i saj në të ardhmen do të jetë multidimensional.

Ceremonina e përvjetorit të themelimit të ATK-së - Foto: ZKM
Ceremonina e përvjetorit të themelimit të ATK-së – Foto: ZKM

Kurse, i pari i Administratës Tatimore, Sakip Imeri, pasi foli për historikun e ATK-së, tha se për 17 vjet ky institucion ka mbledhur 4,6 miliardë euro nga tatimet dhe 1,2 miliard euro kontribute pensionale.

“Këtë përvjetor e shënojmë me ofrimin e një kanali të ri të ofrimit të shërbimeve për tatimpaguesit e mëdhenj. Pikërisht në këtë qendër do të jetë një sportel i veçantë dhe një këshilltar tatimor që do të kujdesen për listën prioritare të tatimpaguesve të mëdhenj dhe transferimi i tyre në ofrimin e shërbimeve vetëm nga kjo qendër”, tha Imeri.

http://kallxo.com/bizneset-familjare-te-zyrtareve-atk-se-nuk-kontrollohen-per-tatime/