Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

Atifete Jahjaga i Prin Ecjes për Gratë Ndërmarrëse

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga i ka prirë sot ecjes në mbështetje të grave ndërmarrëse.

Ecja për fuqizimin e grave ndërmarrëse u organizua nga Vital Voices në bashkëpunim me organizata tjera, në kuadër Global Mentoring Walk.

Ky rrjet global organizon ecje të tilla nëër qytete të ndryshme të botës më 10 mars, pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ecja në Prishtinë nisi nga hoteli Grand për të përfunduar te Kuvendi i Kosovës.

Gjatë ecjes Atifete Jahjaga u ndal për ta përqafuar një foshnjë që po shëtiste nëpër sheshet e Prishtinës, ndërsa disa nga pjesëmarrëset e ecjes i kërkuan asaj dalje në fotografi.

Vital Voices gjatë 2017 organizoi 126 shëtitje të tilla në 60 shtete të botës.

Atifete Jahjaga mori pjesë edhe në vrapimin “Shtegu i Shpresës” që më 3 mars nisi në Prekaz.