Asnjë grua nuk fitoi në garën për kryetar komune - Foto: Rtv21

Asnjë Grua Nuk Zgjidhet Kryetare Komune

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale i 22 tetorit dhe gara e balotazhit e zhvilluar me 19 nëntor sollën disa befasi në skenën e partive politike.

Befasi në këto zgjedhjet mund të cilësohet edhe pjesa ku asnjë kandidate grua nga partitë e ndryshme në vend nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme që të behët kryetare e ndonjë komune.

Ish- kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila nuk ka arritur që ta mbajë postin e saj në garën e balotazhit pasi që u mposht nga Ardian Gjini i AAK-së, shkruan rtv21.tv.

Kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti-Xhylani kishte pësuar humbje në raundin e parë të zgjedhjeve ashtu siç kishin humbur edhe Hyrijete Isufi kandidate nga radhët e LDK-së për komunën Hanit të Elezit dhe Fikrije Shkreta nga PDK po ashtu kandidate për Hanin e Elezit.

Dy kandidatet e tjera për kryetare të Komunës së Pejës, Eneida Kelmendi nga partia Fjala dhe Sabiha Shala nga PDK, ishin mposhtur në raundin e parë të zgjedhjeve nga LDK-ja.

Emilja Redzepi nga partia NDS nuk kishte arritur që në garën e saj për Prizren të shënojë fitore.

Gonxhe Çaushi nga PDK kishte pësuar humbje në rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetare të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Mirëpo, për dallim nga ajo kandidatja tjetër e PDK për Mitrovicën Jugore, Valdete Idrizi kishte arritur që në raundin e parë të zgjedhjeve të marrë më shumë vota sesa kundërkandidatët në komunën e saj mirëpo në garën e balotazhit ajo u mposht nga Agim Bahtiri i AKR-së./21Media