Grupi i Deputetëve të Pavarur | Foto: Atdhe Mulla

Asamblisti i VV-së: E pashë Dardan Sejdiun në veturë të Komunës

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka shkruar para disa minutave se e ka parë Dardan Sejdiun, tani shef i grupit parlamentar të deputetëve të PSD-së në veturën të Komunës së bashku me shoferin e kryetarit Shpend Ahmeti.

“Pse Dardan Sejdiu duhet me u shëtitë me veturë të Komunës e me shofer të kryetarit nëpër qytet? Sapo kaloi kah “Eulexi” në lagjen e Spitalit”, ka shkruar asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Mirëpo krejt ndryshe deklaron Dardan Sejdiu.

I kontaktuar në telefon, Sejdiu tha për KALLXO.com se në atë kohë ka qenë me familje.

“Në atë kohë kam qenë me bashkëshorten time duke pi kafe”, ka thënë shkurtimisht Sejdiu për KALLXO.com

Dardan Sejdiu gjatë mandatit të kaluar kishte qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës derisa u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës.