Artan Avdullahu Rrëfehet për Bombat me Telekomandë

Të premten nga ora 22:20, emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell rrëfimin ekskluziv të

Artan Avdullahut, njeriut që pretendon se ishte ekspert i vënies së bombave me telekomandë.

Në rrëfimin e tij, Avdullahu ndan momentet kur mori detyra për të vendosur bomba te një biznesmen në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Ai rrëfen për metodën të cilën ai e përdori për të komanduar bombën e po ashtu për trajnimet të cilat i kishte ndjekur në Tiranë.

Ish-pjesëtari i tri luftërave ka treguar se ishte angazhuar për të frikësuar njërin prej ortakëve që ishte përfshirë në blerjen e 91 hektarëve tokë në Milloshevë.

Intervista transmetohet në kuadër të një hulumtimi të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, i cili në dy episode sjell të dhëna për privatizimin e ndërmarrjes me 91 hektarë.

Hulumtimi zbardh po ashtu lidhjet në mes njerëzve të politikës me blerjen e kësaj toke dhe përfshirjen e ish-shoferit të presidentit Hashim Thaçi në transaksionet dhe pazaret për të blerë këtë pronë.

Hulumtimi transmetohet këtë të premte nga ora 22:20, në RTK dhe LIVE në KALLXO.com.