Foto: Facebook

Artan Abrashi i VV-së, Kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi është zgjedhur kryesues i Kuvendit  Komunal të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook.

“Urime kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit Artan A. Abrashi! Të priftë e mbara!”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Në komunën e Prizrenit Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka koalicion me Nismën për Kosovë, ndërsa jo zyrtarisht në zgjedhjet e balotazhit i ka ndihmuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren.

Zgjedhje e kryetarit të Prizrenit mori kohë më të gjatë se në komunat tjera për shkak të ankesave të PDK-së për manipulim të votave, të cilat i kishte hedhur poshtë PZAP dhe Gjykata Supreme.

http://kallxo.com/haskuka-po-frikohen-ti-numerojne-votat-kusht/

http://kallxo.com/haskuka-pergjigjet-akuzave-te-pdk-se-per-bartje-te-kutive-te-votimit/

http://kallxo.com/haskuka-sot-u-vertetua-se-prizreni-nuk-blihet-pare/