Hasan Shala, kryetar i GJykatës së Apelit. Foto: KALLXO.com

Arsyetimi i Kryetarit të Apelit rreth Dënimeve të Ulëta për Korrupsion

Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit Hasan Shala në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka deklaruar se dënimet e ulëta për rastet  e korrupsionit ndodhin për shkak të aktakuzave të paargumentuara.

Ai ka thënë se gjykatat nuk mund të gjykojnë pa prova.

“Ky shtet është kah vuan prej korrupsionit, jam plotësisht i vetëdijshëm. Por unë kam vërejtur edhe nga ana e gjyqtarëve që shumë aktakuza vijnë të pakompletuara me prova  dhe gjykata vendos vetëm në bazë të provave”, ka deklaruar Shala.

Shala tha se në Gjykatën e Apelit lëndët korruptive kanë përparësi, por ato sipas tij janë më të ndërlikuara selëndët tjera.

“Lëndët e korrupsionit kanë prioritet në këtë gjykatë dhe shumë pak presin në Gjykatën e Apelit, lëndët e korrupsionit janë shumë më të komplikuara sesa vjedhjet e pyllit”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se gjykatat po përballen me mungesë të profesionalizmit në punë nga ana e stafit administrativ, por edhe e vetë gjyqtarëve.

Kjo situatë sipas tij ka ardhur, pasi që për më shumë se një dekadë ka pasur punësime pa kurrfarë kriteresh.

Deklaratat e plota të Hasan Shalës në lidhje me luftimin e korrupsionit të dhëna në “Drejtësia në Kosovë” mund t’i lexoni në linkun në vazhdim.

Më 1 janar 2017, duke shkruar për dënimet kundër korrupsionit nëpër gjykatat e Kosovës gjatë 2017-ës, KALLXO.com erdhi në përfundim se vitin e kaluar korrupsioni nuk u dënua sa duhet.

Dënimet 2016: ’Ledhatimi’ i Korrupsionit!

KALLXO.com shkroi vjet edhe për hedhjen poshtë të aktakuzave për keqpërdorim detyre ndaj kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri dhe ish-kryeprokurores së Gjakovës Shpresa Bakija.

http://kallxo.com/avokati-mirepret-hedhjen-poshte-te-aktakuzes-ndaj-hazirit/

http://kallxo.com/e-pafajshme-shpresa-bakija/

Rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar jane njëri nga kriteret që duhet plotësuar për liberalizim vizash.