Arsyet që e Çuan në Paraburgim Albin Kurtin

Një betejë interesante është zhvilluar në Gjykatën e Prishtinës në diskutimin rreth masës së paraburgimit ndaj deputetit Albin Kurti dhe deputetes Donika Kadaj- Bujupi.

KALLXO.com ka qenë prezent në kohën kur janë mbajtur diskutimet në mes avokates Hedije Ademi dhe deputetit Kurti.

Diskutimi ka nisur kur avokatja e Albin Kurtit, Hadije Ademi, i kërkoi trupit gjykues që t’i ndërpritet të mbrojturit të saj masa e paraburgimit, me “premtimin” se Albin Kurti do të respektojë të gjitha ftesat e gjykatës për gjykim në të ardhmen.

Në atë moment, Albin Kurti, i indinjuar nga avokatja e tij, i reagon asaj duke i kërkuar “të mos premtojë në emër të tij”.

Kërkesë për heqjen e masës së paraburgimit i propozoi trupit gjykues edhe avokati i Kadaj-Bujupit, Afrim Salihu. I njëjti e arsyetoi kërkesën duke thënë se “nuk ekzistojnë më rrethanat e caktimit të masës së paraburgimit” dhe se roli i Donika Kadaj-Bujupit si deputete është të “përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo të qëndrojë në paraburgim”.

Interesant ka qenë edhe veprimi i prokurorit Valdet Gashi, i cili nuk ka kërkuar paraburgimin e Kurtit.

“Nuk kam ndonjë propozim konkret dhe i lë trupit gjykues të vendosë për këtë çështje”, tha prokurori Valdet Gashi.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Beqir Kalludra, vendosi të refuzojë kërkesën e avokatëve mbrojtës për heqjen e masës së paraburgimit.

Gjyqtari Kalludra e arsyetoi vendimin e trupit gjykues me arsyetimin se “ende ekzistojnë arsyet e caktimit të masës së paraburgimit”.

Në seancën e kaluar i njëjti trup gjykues kishte refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

http://kallxo.com/albin-kurti-e-donika-kadaj-mbeten-ne-paraburgim/

Gjykimi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë më 29 dhjetor, me dëgjimin e fjalës përfundimtare të prokurorisë, avokatëve mbrojtës dhe të akuzuarve.

http://kallxo.com/armend-zemaj-nuk-e-identifikon-albin-kurtin-si-hedhesin-e-gazit/

Në procesin e mbajtur gjatë së entjes ne gjykimin ndaj Kurtit ka dëshmuar deputeti Armend Zemaj, ndërsa dëshmia e Kadri Veselit nuk është dhënë pasi prokurori ka hequr dorë.