Ministri Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, në ceremoninë e nënshrimit të Kontratës Kolektive. Foto: KAllxo.com

Arsimtarët Bëhen me Kontratë të Re Kolektive

Sot është nënshkruar Kontrata e re Kolektive nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe nga kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj. 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se nënshkrimi i kësaj kontrate vjen si rezultat i përpjekjeve të ministrisë që të rregullojë pozitën e mësimdhënësve.

NDËRLIDHUR

“Definitivisht përmes kësaj kontrate ne po përcaktojmë mësimdhënënien si një profesion të privilegjuar, të mbojtur nga shteti, një profesion atraktiv dhe kjo kontratë parasheh obligimet e shtetit të Kosovës, obligimet e të gjitha komunave të Kosovës që të kujdesen që mësimdhënësit të kenë një punë adekuate materiale, që ata të stimulohen për të ngritur cilësinë sepse rruga për ta ngritur cilësinë në arsim shkon përmes mësimdhënësve të përgatitur”, tha ministri Bajrami.

Kurse kryetari i SBASHK-ut tha se pjesë e kësaj kontrate nuk janë vetëm punëtorët e arsimit parauniversitar por edhe ata të arsimit universitar.

“E veçanta e kontratës që e nënshkruam së bashku është se tani e tutje nuk do ta kemi kontratën vetëm për sektorin e arsimit parauniversitar por kjo kontratë brenda saj e ka të rregulluar edhe natyrën e punës, obligimet dhe detyrimet që i kanë por edhe arritjet që do t’i kenë edhe kolegët tanë dhe të punësuarit në universitet, domethënë është një avancim i kontratës karshi kontratës së kaluar”, tha Rrahman Jasharaj .

Nënshkrimi i kontratës së re kolektive është bërë pasi asaj paraprake i ka skaduar afati me 11 prill të këtij viti.

Ditë më parë gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar edhe për moszbatimin e dispozitave që kanë pasur implikime buxhetore në kontratën e vjetër kolektive nga ana e drejtorive të arsimit nëpër komunat e Kosovës.

Kontrata e Pazbatuar Kolektive

Më poshtë mund të lexoni edhe për përmbajtjen e Kontratës së re Kolektive për të cilën ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj Tregon Çka Përmban Kontrata e Re Kolektive për Arsimtarët

 

18 Prill 2017 - 11:47

Dorentina Kastrati 18/04/2017 - 11:47
NDËRVEPRIMI0

Arsimtarët Bëhen me Kontratë të Re Kolektive

by Kallxo
NA NDIQNI