Arsimi Universitarë

Jeta në Kosovë diskuton për arsimin universitar

23 qershor 2009   Këtë të enjte në “Jeta në Kosovë” mund të ndiqni të gjeturat e hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës.
Pse nuk implementohen metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit në UP? Sa bëjnë studentët e UP punë praktike? Sa është i furnizuar me literaturë adekuate universiteti i vetëm publik në Kosovë? A vlerësohen në mënyrë objektive studentët nga profesorët e tyre? Çfarë marrëdhënie ekzistojnë midis profesorëve dhe studentëve në UP?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me universitetin e vetëm publik të Kosovës, mysafir të Jeta Xharrës do të jenë:

Nehat Mustafa, këshilltar i Ministrit të Arsimit;
Jonuz Salihaj, ekspert i arsimit;
Melinda Mula, zyrtare e lartë për zhvillimin e programit të trajnimeve në Qendrën për Arsim në Kosovë-KEC;
Avdullah Alija, drejtor i departamentit për arsim të mesëm në Ministrinë e Arsimit;
Adnan Dragaj, këshilltar i Ministrit të Arsimit;
Jehona Lushaku, asistente në Universitetin e Prishtinës;
Enver Hasani, rektor i Universitetit të Prishtinës;
Fatmire Tërdevci, menaxhere e projektit;
Isa Gacaferi, monitorues në Pejë;
Valdrin Beka, monitorues në Ferizaj;
Krenare Maloku, hulumtuese dhe menaxhere e programit të BIRN-it;
Faton Ademi, monitorues në Mitrovicë;
Jusuf Thaçi, analist i arsimit të lartë dhe autor i hulumtimit për Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa në kuadër të rubrikës  “Kultura në Kosovë,” Arif Muharremi sjellë kritikë mbi shfaqjen “Vdekja dhe Vasha” në regji të Fatos Berishës.