Arsimi si Mjet për Parandalimin e Korrupsionit

Zyra e BE-së prezantoi sot raportin rreth rrezikshmërisë së korrupsionit në ghjyqësor, sistemin prokurorial dhe atë të prokurimit publik.

Libor Chald, zëvendësshef për bashkëpunim në këtë zyrë tha se arsimi duhet të shfrytëzohet për parandalim të korrupsionit.

“Arsimi është një fushë në të cilën duhet t’i bashkojmë forcat tona për të parandaluar korrupsionin. Gjërat në Kosovë mund të ndryshojnë për të mirë, duke luftuar korrupsionin në prokurori, gjyqësor dhe prokurorim publik”, tha Chlad.

Chlad më tutje shtoi se Kosova për fat të keq ka korrupsion dhe askush nuk punon për ta parandaluar atë.

James Hamilton, ekspert i Këshillit të Europës tha se parandalimi i korrupsionit bëhet me punë.

“Problemi në korrupsion në të shumtën e rasteve qëndron tek sistemi i parandalimit. Ky sistem nuk bëhet me magji, korrupsionin mund ta  luftojmë, ta vështirësojmë atë, tha James Hamilton.

Hamilton më tutje tha se derisa më parë nuk ka pasur kushte dhe lëndët janë mbuluar nga myku, tash kushtet ekzistojnë, por mungojnë prokurorët me përvojë në parandalim të korrupsionit.

Dr.Victoria Jennett, eksperte e Këshillit të Europës tha se reformat në gjyqësor duhet të synojnë ndërtimin e një sistemi të qartë, i cili nuk do të mbrojë të korruptuarit.

“Reformat synojnë të përmisojnë transparencën dhe llogaridhënien si dhe të forcojë pavarësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës me qëllim që ata që kërkojnë të veprojnë në mënyrë të korruptuar të mos mbrohen nga sisteme të paqarta dhe procedura të karakterizuara nga mbikëqyrja dhe menaxhimi i dobët”, tha ekspertja Jennett.

Dr. Mihaly Fazekas, eksperti tjetër i Këshillit të Europës foli për të mirat që sjellë luftimi i korrupsionit në prokurimin publik.

“Lufta kundër korrupsionit në prokurimin publik do të ndikojë dukshëm negativisht mbi ofertuesit aktualë të favorizuar dhe përfituesit e tyre, ajo pritet të kontribuojë në të mirën e përgjithshme në gjithë Kosovën”, tha Fazekas.

Munir Basha zëvendësministër i Drejtësisë tha se sundimi i ligjit është prioritet i Kosovës.

“Jemi në rrugë të drejtë për të shënuar progres në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit që është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat europiane” tha Basha.