Foto-ilustrim

Arsenal Armësh te i Dyshuari për Vrasje

Policia, sipas raportit të përditshëm të saj gjeti arsenal armësh gjatë një bastisjeje të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Bastisja e shtëpisë së një të dyshuari lidhej me një vrasje që kishte ndodhur në vitin 2001.

Shumë nga armët që u gjetën gjatë këtij kontrolli policor ishin të dëmtuara.

Gjatë bastisjes policia zbuloi dhe konfiskoi “një pistoletë ‘CZ’ 99   me një karikator dhe 15 fishekë, një pushke karabinë ‘Zastava’,një pushkë gjuetie dytytëshe, një AK-47 me dy karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, nëntëdhjetë e dy (92) fishekë te kal.9 mm, një AK-47   të dëmtuar, Një AK-47  të dëmtuar me një fishek ne tytë, një automatik   të dëmtuar  dhe një pistolete të dëmtuar”.

Pas bastisjes i dyshuari është arrestuar, ndërsa atij i është caktuar ndalimi policor.