Muri në veri

Arrihet Marrëveshje për Murin

Në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e ditur se është arritur marrëveshje për murin e ndërtuar në Mitrovicë.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore,” thuhet në komunikatë.

Komunikata duke mos dhënë detaje të marrëveshjes tregon se për të palët do të njoftohen ditëvë në vijim.

“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën,” thuhet në komunikatë.

Komunikata konstaton se marrëveshja do të ulë tensionet.

“Së bashku ne kemi arritur një zgjidhje e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës,” sqaron komukikata.

Gjatë takimeve në Bruksel përpos revitalizimit të urës kryesore të lumit Ibër, është arritur marrëveshje edhe për një shetitore-zonë këmbësorësh, me pretekstin e nivelizimit të së cilës u ndërtua muri në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Goran Rakiq, kryetari i Mitrovicës Veriore kishte thënë për KALLXO.com po në dhjetor 2016 se muri nuk do të rrënohet, por vetëm do të zvogëlohet.

http://kallxo.com/rakiq-muri-te-zvogelohet/

Ndërsa Kuvendi i Kosovës më 29 dhjetor 2016 miratoi një rezolutë për rrënimin e murit, duke kërkuar që ai të rrënohej deri me 31 janar të këtij viti. Muri nuk u rrënua gjatë këtoij afati, edhe pse drejtuesit institucionalë thanë se kjo gjë do të bëhet.

http://kallxo.com/thaci-per-murin-nuk-te-diskutohet-beogradin/

http://kallxo.com/mustafa-muri-ne-mitrovice-te-rrenohet/

http://kallxo.com/veseli-muri-ne-mitrovice-te-rrezohet/