I Arrestuari për Mosdhënien e Ndihmës Shofer i Kamionit

Njëri nga dy të arrestuarit në Gjilan për mosdhënien e ndihmës të moshuarit i cili vdiq në rrugët e këtij qyteti është shoferi i njërit prej kamionëve.

Prokurori i rastit Agron Uka i ka thënë KALLXO.com se i arrestuari është njëri prej shoferëve të kamionëve i cili shihet në video tek kalon afër viktimës.

Gjatë ditës Prokuroria e Gjilanit ka urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar për mosdhënien e ndihmës një të moshuari i cili vdiq skaj rrugës pa iu dhënë ndihma.

Ngjarja ishte shndërruar në temë diskutimi pasi ishte publikuar videoja e kamerave të sigurisë ku shiheshin qytetarët duke kaluar skaj viktimës, por pa i ofruar ndihmën.

Video Material ku shihet ngjarja

http://kallxo.com/arrestuari-per-mosdhenien-e-ndihmes-shofer-kamionit/

http://kallxo.com/arrestohet-personi-dyte/