Foto: Kallxo.com

Arrestohet Vëllai i Donjeta Pajazitajt

Familjarët e Donjeta Pajazitaj janë revoltuar pasi Gjykata Themelore e Pejës, shpalli të pafajshëm Naser Pajazitaj, që akuzohej për vrasjen e saj.

Vëllai i Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi, është revoltuar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore e Pejës, që e shpalli të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e motrës se tij.

Shkëlqim Pajazitaj duke u larguar nga salla e gjykimit ka shqelmuar derën e sallës se gjykimit me ç’rast e ka thyer atë.

Policia e Kosovës menjëherë ka reaguar duke e arrestuar Shkëlqim Pajazitajn.

KALLXO.com më vonë do të sjellë pamje ekskluzive nga ky moment që ndodhi brenda objektit të gjykatës.

Në qershor të vitit të kaluar, kur u mbajt seanca e parë e këtij gjykimi, KALLXO.com kishte kapur momentin kur vëllai i Donjeta Pajazitajt e grushton të akuzuarin derisa po largohej nga salla e gjykimit.

http://kallxo.com/vellai-donjeta-pajazitajt-grushton-te-akuzuarin-pas-seances/