Foto: RTV 21

Arrestohet Tregtari më i Madh i Armëve në Brazil

Policia braziliane ka njoftuar sot se ka arrestuar një person, i cili konsiderohet të jetë tregtari më i madh i armëve në Brazil.

Ai është arrestuar sot në SHBA.

Inspektori i policisë së Rio de Janeiro, Fabrizio Oliveira tha se Frederic Barbieri u arrestua në shtëpinë e tij në Florida nga agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Shërbimit Doganor të SHBA-ve.