Drogë e konfiskuar në një aksion policor - Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet Shtetasja e Serbisë, u Kap me Drogë

Një grua, shtetase e Serbisë, është arrestuar dje pasdite nga Policia e Kosovës pasi që në pikën kufitare të Vërmicës gjatë kontrollit në valixhen e saj është gjetur dhe konfiskuar një sasi narkotiku.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një sasi prej 1239.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

E dyshuara me vete kishte dhe fëmijën e saj 5-vjeçar.

Me urdhër te prokurorit e dyshuara bashkë me fëmijën janë dërguar në strehimore.