Presidenti amerikan, Donald Trump - Foto: Rtv21

Arrestohet Shoferi që Transportonte Gazetarët te Trump

Shoferi i një furgoni që transportonte gazetarët për të përcjellë presidentin e ShBA-së, Donald Trump, u arrestua sot pasi agjentët e Shërbimit Sekret gjetën një pistoletë në çantën e tij.

Arma u zbulua gjatë kontrollimit të automjeteve dhe përpara se të hynte në pronën e presidentit në Florida, dhe siç njoftoi Shërbimi Sekret, askush nuk u kërcënua. /21Media