Foto: Ilustrim

Arrestohet Shoferi i Aksidentit me Fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili dje pasdite dyshohet se ka shkaktuar aksident në komunikacion ku mbeti i vdekur një person dhe pati të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, është aksidentuar me një veturë tjetër. Si pasojë ngasësi i veturës viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa i dyshuari dhe një pasagjerë pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari gjatë trajtimit mjekësor mbetet nën mbikëqyrje policore deri në vendimin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.