FOTO ILUSTRIM

Arrestohet serbi për Abuzim me të Mitur në Pornografi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb, i cili dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.  Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur armë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur abuzim i fëmijëve në pornografi dhe armëmbajtje pa leje”, ka njoftuar Policia. Rasti ka ndodhur në rrugën  “Kral Petri”, Mitrovicë Veri me datë 26.07.2017 rreth 18:30.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur banesa e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, 171 fishekë të cal. 7.62 mm, 52 fishekë të cal. 9×19, një fishekë i cal, 7.61 mm, dy telefona mobilë dhe një mjet shpërthyes e cila është tërhequr nga njësiti për deminim i KFOR-it. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.