Foto-ilustrim

 Arrestohet Sepse Largoi të Bijën nga Shtëpia

Një grua nga Gjilani është arrestuar për shkak të mospërfilljes së urdhrit të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Sipas policisë, ajo nuk ka lejuar vajzën e saj biologjike të qëndrojë në shtëpinë e saj.

Ndërkaq urdhri i gjykatës parashihte që vajza  mund të qëndrojë në dhoma të caktuara brenda kësaj shtëpie.

E dyshuara më pas është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtutjeshme.