Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Arrestohet Rojtari i Pyllit

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 18:50 në Graqanicë një roje pylli, i cili i kishte marrë mitë 50 euro një qytetari në mënyrë që mos t’i shqiptonte një gjobë për transportim të druve.

Njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar 50 eurot te djali i të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar arma zyrtare (pushkë gjuetie me 5 fishekë të kal. 12 mm), ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Policia këtë rast po e trajton si marrje e mitës.