FOTO ILUSTRIM

Arrestohet Personi i Dytë

Është arrestuar edhe personi i dytë lidhur me vdekjen e të moshuarit që nuk iu ofrua ndihma në Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Agron Uka.

Dy dëshmitarë janë dëgjuar deri më tani në lidhje me mosofrimin e ndihmës të moshuarit.

KALLXO.com shkroi sot për arrestimin e një personi në lidhje me këtë rast.

http://kallxo.com/vdekja-e-te-moshuarit-ne-rruget-e-gjilanit-arrestohet-nje-person/

Të arrestuarit të parë nën dyshimin për mosdhënie të ndihmës i është caktuar ndalimi policor, ndërsa i arrestuari i dytë është duke u intervistuar.