Arrestohet Për Vjedhje të Kompjuterit të Shkollës

Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje brenda një shkolle.

Policia raporton se më 12 shkurt, një i dyshuar ka hyrë në një shkollë të Ferizajt ku ka vjedhur një kompjuter, një zmadhues dhe dy mikrofona.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.