Foto-ilustrm

Arrestohet për Falsifikim të Dokumenteve të Veturave

Gjatë ditës së djeshme Njësia Rajonale e Autokrimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në një lokacion ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre.

Nga ky kontroll është bërë identifikimi i katër veturave, dokumentacioni i të cilave nuk përputhej me numrat identifikues të veturave.

“Hetuesit policorë kanë vërejtur dhe ngritur dyshimet se brenda tyre është ndërhyrë në mënyrë fizike me fshirje të numrave identifikues të veturave,” thuhet në një njoftim të policisë.

Mbi dyshimet e ngritura hetuesit policorë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar F. B. 21 vjeçar, në pronësi të të cilit janë identifikuar veturat me dokumentacion të falsifikuar.

Me autorizim të prokurorit të kësaj çështjeje hetimet do të vazhdojnë deri te verifikimi i prejardhjes së këtyre veturave.