Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi Sulmon Nënën dhe Babanë

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar dy prindërit e tij.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një person është arrestuar si i dyshuar pasi i njëjti në mënyrë permanente ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht nënën dhe babanë e tij duke kërkuar para nga ta.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.