Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Pasi Sulmon ish të Dashurën

Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur në Gjilan në orët e mbrëmjes së kaluar.

Në raport thuhet se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit të dyshuarit sipas urdhrit të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.