Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi Sulmon Dy Persona me Sëpatë

Sipas raportit njëzetekatër orësh të policisë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:25 në Gjakovë.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për të marrë tretman mjekësor e sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa viktima tjetër i cili ishte lënduar më lehtë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar sëpatën si provë materiale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve dhe kërcënimeve me sëpata.

http://kallxo.com/arrestohet-per-sulm-me-sepate/

http://kallxo.com/perleshje-thike-dhe-sepate-ne-dragash/

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-kercenoi-gruan-sepate/

http://kallxo.com/e-godet-viktimen-me-sepate-se-i-preu-malin/