Arrestohet pasi Sulmon Bashkëshorten

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, një person është arrestuar pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, ku kësaj të fundit i ka shkaktuar dhe lëndime trupore.

Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar nën masën e arrestit policor.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për dhunën në familje.