Foto: Ilustrim

Arrestohet Pasi Sulmon Bashkëshorten

Në raportin 24 orësh policia njofton se ka arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin për dhunë familjare.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Policia tregon se e sulmuara ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe një grua në Uglar të Zubin Potokut është ankuar në polici se nëpërmjet rrjeteve sociale ka pranuar kërcënime nga një shtetas bullgar.

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast.