Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi Sulmoi Zyrtarët Policorë

Policia me anë të raportit të saj ditor ka njoftuar se në fshatin Rakosh të Istogut gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Zyrtarët policorë përderisa ishin duke i kontrolluar veturën personale dhe dokumentacionin e të dyshuarit, ky i fundit i ka kanosur dhe i ka sulmuar verbalisht.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj policëve.

http://kallxo.com/fyerje-kanosje-e-sulme-ndaj-personave-zyrtare/

http://kallxo.com/tre-sulme-ndaj-policeve-ne-nje-dite/