Foto: Ilustrim

Arrestohet Pasi Sulmoi Bashkëshorten

Sipas raportit ditor të policisë, në Vushtrri është arrestuar një person pasi ka sulmuar gruan e tij

Policia bën me dije se i dyshuari për sulm i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij.

Policia në raport nuk bëri të ditura arsyet e sulmit, ndërsa të arrestuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe vitin e kaluar, por edhe në vitin 2015 KALLXO.com raportoi për dhunë të disa burrave ndaj grave të tyre.

Më 23 tetor të vitit 2015 në Suharekë nga dhuna që ndaj saj ushtroi bashkëshorti, vdiq në Suharekë Zejnepe Berisha.

Bashkëshorti i saj është duke u gjykuar për vrasje.

http://kallxo.com/espertize-neuropsikiatrike-per-vrasesin-e-zejnepe-berishes/