Ilustrim- "Kallashnikov" i sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet Pasi Plagosi një Person me Kallashnikov

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka shtënë me kallashnikovë ne drejtim të një person tjetër.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme në fshatin Slivovë, një person është arrestuar pasi i njëjti për arsye të panjohura ka shtënë me kallashnikovë në drejtim të një personi tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime.

Nga i dyshuari policia ka arritur qe ta konfiskojë një kallashnikovë ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.