Forcat e policisë në veri | Foto: KALLXO.com

Arrestohet Pasi Kërkoi Fonde për Policinë dhe FSK-në

Një banor i fshatit Bresje të Fushë Kosovës është arrestuar me dyshimin se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar donacione për policinë dhe FSK-në.

Në një njoftim të saj policia ka dhënë detaje për arrestimit duke potencuar se personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Sipas policisë, në pjesën e provave të mbledhura me këtë rast janë konfiskuar një kompjuter dhe një telefon.

Së fundmi në publik imazhi i policisë dhe përkrahja tek qytetarët është rritur si rezultat i ndërhyrjes së policisë në ndaljen e trenit në veriun e vendit.

Kjo ndërhyrje ka hapur edhe debate për kushtet dhe pajisjet e policisë përfshirë nevojat për sigurime shëndetësore dhe blerjen e helikopterëve