Foto: Ilustrim

Arrestohet Pasi Kërcënoi me Armë Zjarri një Femër

Policia ka arrestuar dje pasdite në fshatin Ashlan të Vushtrrisë një person nën dyshimin se ka kërcënuar me armë zjarri viktimën femër.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se rastin e ka lajmëruar viktima.

Tek i dyshuari Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.