Foto: Ilustrim

Arrestohet Pasi iu Gjetën 15 Qese me Marijuanë

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme në rrugën “Dardania”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe janë konfiskuar 15 qese plastike me substanca narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi sot për dënimin e një personi, të cilit iu gjetën disa bimë kanabisi në shtëpi.