Foto: Ilustrim

Arrestohet pas kërcënimit të zyrtarit policor në rrjetin social

Një person është arrestuar për kërcënim ndaj zyrtarit policor.

Policia ka njoftuar se arrestimi ndodhi dje rreth orës 15:30 në Rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, nën dyshimin se i arrestuari kërcënoi zyrtarin policor në rrjetin social.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit iu caktua ndalimi policor.

Sot KALLXO.com shkroi se një polic u lëndua pasi u godit me derë të makinës.