Mitrovica e Veriut. Foto: Kallxo.com

Arrestohet një Grua nën Dyshimin për Vrasje

Sipas raportit policor, në Mitrovicë është gjetur trupi i pajetë i një burri, ndërsa në lidhje me këtë rast për rastin është arrestuar një grua.

“Lidhur me këtë rast është arrestuar një grua shtetase e Serbisë me vendbanim të përkohshëm në Mitrovicë dhe e njëjta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia rastin e ka vlerësuar si vrasje e rëndë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vrasjeve të rënda, vrasjeve në tentativë dhe gjykimeve për to.