Ilustrim: Pixabay

Arrestohet nën Dyshimin për Mbytje të Foshnjës

Një nënën e një foshnjeje të porsalindur është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se mbyti foshnjën.

Sipas raportit 24 orësh të policisë dyshohet se dje e arrestuara kishte lindur në shtëpinë e saj foshnjën mashkull, “të cilën pas lindjes dyshohet e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete”.

Policia më tutje njofton se e dyshuara është arrestuar pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Trupi i pajetë i foshnjës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

E dyshuara për vrasjen e foshnjës është nën tretman mjekësor, ndërsa asaj nga prokurori i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com kishte shkruar më herët edhe për gjetje të një foshnje të vdekur në një deponi mbeturinash.