Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Serbi Drejtori i Policisë Nehat Thaçi

Është arrestuar nga Policia e Serbisë drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës Nehat Thaçi.

Lajmin e arrestimit të Thaçit për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Mbrëmë rreth orës 12 e 10 jemi njoftuar se është arrestuar drejtori i Policisë rajonale të Mitrovicës Nehat Thaçi,” tha zëdhënësi Hoxha.

Ai nuk dha detaje tjera për këtë arrestim.

Edhe në mars të këtij viti nga autoritetet maqedonase ishte arrestuar zyrtari i Ministrisë së FSK-së Gafurr Dugolli.

http://kallxo.com/fletearresti-serb-e-prangos-kosovarin-ne-maqedoni/