Arrestimi i Mikheil Saakashvillit - Foto: Rtv21

Arrestohet në Kiev Ish-Presidenti Gjeorgjian

Oficerë të maskuar e kanë tërhequr ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili nga shtëpia e tij në Kiev, ndërkohë që mbështetësit e tij ishin mbledhur në një protestë jashtë saj.

Para arrestimit, ai i ishte adresuar turmës nga çatia e ndërtesës, me ç’rast u kishte bërë thirrje ukrainasve që t’i zmbrapsin hajdutët jashtë.

Saakashvili e ka akuzuar presidentin Petro Poroshenko, ish-aleat të tij, për dështim të çrrënjosjes së korrupsionit.

Dy ditë më parë ai e udhëhoqi një marsh në Kiev, ku kërkonte gjykimin e presidentit.

Mbështetësit e tij u përpoqën të pengonin policinë që ta arrestonte atë.

Disa prej tyre madje u përleshën me oficerët policorë.

Saakashvili, ish gjeorgjian, pastaj ukrainas, tani është person pa shtetësi, pasi që së fundi i është hequr edhe shtetësia ukrainase me urdhër të presidentit Poroshenko, pas akuzave se presidenti ukrainas sipas Saakashvillit i ka bllokuar përpjekjet për ndalje të korrupsionit në vend.

Por në shtator ai arriti të rikthehej në Ukrainë ku përballet me kërcënimin e një ekstradimi të mundshëm në Gjeorgji, ku ai vet akuzohet për korrupsion.

Ai pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Para se të zhvendosej në Ukrainë, Saakashvilli ka shërbyer pothuajse dhjetë vjet si president i Gjeorgjisë. /21Media