Arrestohet në Gjakovë për vjedhjen e 100 eurove nga portofoli

Në rrugën “Nëna Terezë” në komunën e Gjakovës është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se kishte vjedhur 100 euro.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ai dyshohet se një gruaje i kishte vjedhur nga portofoli 100 euro para kesh.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.