FOTO ILUSTRIM

Arrestohet në Flagrancë i Dyshuari për Shantazh

Policia njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar për veprën penale shantazh.

I dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Ferizaj.

I dyshuari  i kishte kërkuar tre mijë euro një femre më 5 shtator ose në të kundërtën do t’i publikojë një incizim për ta njollosur imazhin e saj.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar në flagrancë, pasi i ka pranuar paratë.

“Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.