Foto: Ilustrim

Arrestohet i Mituri në Suharekë, u Kap me Drogë

Policia ka arrestuar një person të mitur pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur një sasi droge.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:40 në Suharekë.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar-i mitur, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 19.96 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si posedim i substancave narkotike.