Arrestohet Ismet Mziu, Zyrtar për Kadastër në Komunën e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona, njëri zyrtar në komunën e Prishtinës dhe tjetri në komunën e Graçanicës, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Komuna e Prishtinës ka konfirmuar se një zyrtar i saj është arrestuar sot.

Burime policore kanë bërë të ditur se i arrestuari në komunë e Prishtinës është Ismet Mziu për të cilin komuna thotë se është shërbyes civil në Drejtorinë e Kadastrit.

Sipas komunës së Prishtinës, ky nëpunës është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht për tjetërsim të pronës shoqërore KBI “Kosova Export”, në vitin 2004.