Arrestohet i Dyshuari për Vrasjen në Sopi

Lajmin e bëri të ditur Policia Rajonale e Prizrenit me anë të një komunikate.

“Mbrëmë në orët e vona në Prishtinë është arrestuar Xhevat Hysenaj nga Lipjani, i  dyshuari kryesor për vrasje  dhe plagosje në fshatin Sopi të Suharekës që pati ndodhur ditë më parë. I dyshuari është arrestuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës,” thuhet në komunikatë.

Komunikata bën të ditur se është zbuluar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Hetuesit policorë kanë arritur ta gjejnë edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale,” thuhet në komunikatë.

Të hënën policia kishte publikuar fotografitë e Xhevat Hysenajt dhe Naser Makollit, dy të dyshuarve për vrasjen e Egzon Mazrekut që ndodheshin në arrati.

Të mërkurën policia arrestoi një të dyshuar për përfshirje në këtë vrasje, ndërsa i kërkoi në Prishtinë pa i gjetur dy të arratisurit.

http://kallxo.com/arrestim-dhe-bastisje-per-vrasjen-e-egzon-mazrekut/

Edhe një person tjetër ishte arrestuar për këtë vrasje më 31 janar.

http://kallxo.com/vrasja-e-egzon-mazrekut-arrestohet-nje-i-dyshuar/

Egzon Mazreku u vra në oborrin e shtëpisë së tij në Sopi të Suharekës më 27 janar.

http://kallxo.com/vritet-nje-25-vjecar-ne-suhareke/

Një ditë më vonë familjarë të tij treguan se si ndodhi vrasja.

http://kallxo.com/misteri-i-vrasjes-se-mazrekajt/

Xhevat Hysenaj është i arrestuari i tretë për vrasjen e Egzon Mazrekut.